Turizmi Kulturor

Gjithnje e me shume turizmi po shnderrohet ne furnizuesin kryesor te ekonomise me te ardhura. Per here te pare kete vit, turizmi u ngjit ne krye te klasifikimit per sa i perket prurjeve valutore ne ekonomine vendase nga jashte. Vlerat monetare qe u perfituan kaluan dergesat e emigranteve, te ardhurat nga eksportet dhe te ardhurat qe futen nga investimet direkte, duke u shnderruar ne nje burim madhor te ardhurash dhe punesimi. Mirepo zhvillimi spontan i pambeshtetur me strategji te qarta dhe cilesi sherbimesh, nuk mund te shnderrohet ne nje mjet te qendrueshem per te garantuar ritme te larta rritjeje. Per 9-mujorin, te ardhurat nga turizmi arriten ne 754 milione euro, nje vlere kjo rreth 28 per qind me e larte se vlera e eksporteve te mallrave. Sipas autoritetit qendror bankar, rritja vjetore e te ardhurave nga turizmi vleresohet ne rreth 23 per qind. Ritmet e rritjes se ketij sektori, ne fakt, rezultojne te jene me te larta se ne cdo sektor tjeter. Ekspertet shpjegojne se, hapesirat per nje rritje me te larte jane te medha, por parashikueshmerite e sakta mungojne. Sipas strategjise aktuale per zhvillimin e turizmit, e cila eshte aktualisht ne fuqi, te ardhurat nga ky sektor deri ne vitin 2012 duhet te arrijne ne 464 milione dollare. Nderkohe jemi te pakten pese vite ne kohe para ketij parashikimi, ku prurjet nga turizmi ne fund te vitit 2006 ishin me shume se 800 milione euro. Vetem nga janari deri ne shtator te ketij viti e kane vizituar vendin tone 1 milion e 600 mije persona, ndersa strategjia parashikon qe deri ne vitin 2012 numri i vizitoreve te arrinte ne 1 milion e 250 mije persona. Parashikueshmerite kane deshtuar edhe ne shume tregues te tjere, por mungesa e vizionit duket se ne kete rast ka sherbyer per mire. Pasi, duke iu referuar tradites, strategjite jane shume me optimiste, nga ajo qe ndodh ne te vertete. Ne rastin e strategjise se turizmit parashikimet per pritshmerite ekonomike kane rezultuar shume me te uleta se ajo cfare ka ndodhur ne realitet. Organizata Boterore e Turizmit i sugjeron Shqiperise te ndjeke nje model ndryshe te zhvillimit te turizmit nga Kroacia dhe Mali i Zi, modele qe cilesohen jo fort te suksesshme ne vijimesine e industrise turistike. Keshilla vlen ne kuader te sipermarrjes se fundit per zhvillimin e turizmit ne zonen e jugut, e prezantuar pak dite me pare, e cila pritet te jete e para qe do te marre edhe konsensusin e komunitetit. Por pa u zgjidhur ceshtja e pronesise ne zonat turistike ka shume pak shanse per t’u ofruar investitore serioze e per rrjedhoje per te ofruar ne nje te ardhme sherbime konkurruese me vendet e tjera te rajonit. “Kakomeja” eshte tashme nje precedent per apel te te gjitha grupeve te interesit, qe te gjejne zgjidhje emergjente per zhbllokimin e sektorit nga turizmi spontan. Turizem bregdetar Durresi: Sot eshte qyteti port me i rendesishem i Shqiperise si destinacion turistik. Ne pjesen jugore ndodhet plazhi i tij, i gjate me shume se 10 km. Gjate periudhes verore ne Durres vijne me shume se 150.000 turiste ne ujerat e detit Adriatik. Monumentet e qytetit antik i kane rezistuar kohes dhe jane akoma sot ne nje gjendje te mire. Durresi eshte nje destinacion interesant per turizmin historik…. Vlora: Me nje popullsi prej 150.000 banoresh ndodhet ne jugperendim te Shqiperise, ne bregdetin Adriatik. Vlora eshte nje qender turistike dhe pergjate plazheve te saj do te gjeni shume hotele dhe restorante…. Saranda: Qyteti i bukur i Sarandes ofron nje stil dhe atmosfere te vecante. Panorama e detit, shumellojshmeria e flores, e favorizuar dhe nga klima e bute, e bejne Saranden nje qender kryesore pushimesh dhe nje qytet te rendesishem turistik. Saranda ndodhet ne nje gji te hapur deti, perballe ishullit grek te Korfuzit. Divjaka: Plazhi i Divjakes, i gjate rreth 12 km, eshte nje nga bukurite natyrore me mire te konservuara ne Shqiperi.

Lini një koment